Rita me fjalë të veçanta për të ëmën, publikon pamje të bukura

Artistja kosovare me famë ndërkombëtare, Rita Ora sot ka uruar personin më të dashur, me rastin e ditëlindjes.
Rita ka shprehur fjalët më të mira për Verën, teksa ka publikuar disa imazhe mjaft të bukura me të.
“Gëzuar ditëlindjen për nënën më të mrekullueshme! @veraora ju jeni e bukur, ndihmuese, mbështetëse dhe e sjellshme…”, ka shkruar ndër të tjera artistja në instagram, ku ka marrë pëlqime dhe komente të shumta.

 
Kujtojmë që, Vera Ora  punon si psikiatre në NHS (Shërbimi i Shëndetit Kombëtar në MB). Vera vitin 2020 është thirrur për të punuar në vijën e parë të frontit gjatë shpërthimit të pandemisë koronavirus./21Media 
 

Back to top button