Rrahje në Prishtinë, dy të lënduar

 

Dy persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore të premten si pasojë e një rrahjeje në mes të disa personave në rrugën “Fehmi Agani”, në Prishtinë.

“Njëri prej viktimave kishte marr lëndime të rënda trupore nga ndonjë mjet i mprehtë – thikë. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë.”, informoi sot policia.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të cilat janë duke e hetuar rastin dhe nuk raportohet për të arrestuar./21Media

Back to top button