Solidariteti turk, tifozët e Beşiktaşit hodhën lodra në fushë

Në ndeshjen Beşiktaş – Antalyaspor futbolli mbeti në plan të dytë. Pas tërmeteve shkatërruese, mijëra lodra fluturuan nga tribuna në fushë si një gjest solidariteti me mbështetësit ndaj shumë fëmijëve të prekur nga tërmeti.
Gjatë këtij aksioni është dësgjuar kënga ‘Është një tjetër vendlindja ime’ që të gjithëve u dha momente emocionale.
Ndeshja e së dielës midis Beşiktaşit dhe Fraport TAV Antalyaspor në Vodafone Park të Istanbulit u ndërpre në momentin 4 minuta e 17 sekonda pas fillimit në kujtim të tërmetit fillestar, i cili goditi në orën 4:17 të mëngjesit me orën lokale (0117 GMT).

Pas tërmetit 7.8 shkallësh që ndodhi më 6 shkurt që la të vdekur mbi 50 mijë persona, Turqia është goditur nga një numër i madh pasgoditjesh./21Media
Back to top button