Rrëfimi i gruas që i mbijetoi tragjedisë ku humbi jetën familja e saj
Një e mbijetuar nga përplasja e avionit tregoi kujtimin e saj të fundit të aksidentit fatal që vrau të gjithë familjen e saj.
Tulsi Vagjiani ishte me pushime në Indi në vitin 1990 kur avioni me të cilin po udhëtonte u rrëzua në ulje në Bangalore, përcjell portali rtv21.tv
Gruaja – e cila ishte vetëm dhjetë vjeçe në atë kohë – mbeti gjallë me djegie që mbulonin gjysmën e trupit të saj pasi Fluturimi 605 i Indian Airlines shpërtheu në flakë pas përplasjes.
Nga ky aksident mbetën 92 të vdekur – Tulsi ishte një nga 54 të mbijetuarit.
Prindërit Dhanji dhe Premila dhe vëllai Kamlesh vdiqën.
Gjëja e parë që Tulsi, nga Stratfordi i Londrës, kujton pas përplasjes ishte të dëgjonte zërin e gjysheve të saj teksa ishte shtrirë në spital.
“Ajo po thoshte se isha përfshirë në një aksident avioni, mamaja, babi dhe vëllai yt nuk janë më këtu dhe ti dukesh ndryshe.”/21Media