Rrëshqitje dheu dhe probleme energjie në disa zona të qarkut Elbasan
Shtabi i emergjencave në Elbasan ka dhënë informacion mbi situatën në këtë qark si pasojë e motit të keq.
Akset rrugore nacionale dhe rurale, bëhet e ditur se janë të gjitha të hapura dhe të kalueshme.
Për shkak të shirave ka pasur rënie guresh inertesh në aksin Elbasan-Librazhd, dhe Gramsh-Moglicë.
Renie aluvionesh në Cerrik-Gramsh, dhe rënie dherash në Pishkash të aksit Librazhd-Qafë Thanë.
Në Njësinë Orenje Bashkia Librazhd po punohet nga ana e OSHE për riparimin e defekteve në furnizimin me energji elektrike.
Lumenjtë Shkumbin e Devoll kanë prurje, por jo problematike. Edhe perroi Zaranikës në bashkinë e Elbasanit ka pasur rritje të prurjeve, por pa dhënë probleme./vizionplus