Kaloni te përmbajtja kryesore

Rrëshqitje vdekjeprurëse të dheut, mbi 100 viktima

Më shumë se 100 njerëz kanë vdekur nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet në qytetin brazilian të Petropolis.
Qyteti, i cili ndodhet në malet në veri të Rio de Zhaneiros, u godit nga reshje të rrëmbyeshme, transmeton rtv21.tv.
Shtëpitë në lagjet e kodrës u shkatërruan dhe makinat u rrënuan ndërsa ujërat përmbytën rrugët e qytetit.
Ekipet e kërkim-shpëtimit po kontrollojnë baltën për të mbijetuarit.
Mbrojtja Civile Kombëtare e Brazilit tha se 24 persona ishin shpëtuar të gjallë në mbrëmjen e së mërkurës sipas kohës lokale.
Videot e shpërndara në mediat sociale treguan dëme të mëdha.
Me më shumë se 30 persona janë raportuar të zhdukur./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button