Rreth 1,300 civilë janë gjetur të vdekur në Rajonin e Kievit gjatë pushtimit

Rreth 1,288 trupa civilësh janë gjetur në rajonin e Kievit që nga fillimi i pushtimit rus, thotë një shef policie.
“Aktualisht, ne kemi trupa të 1288 njerëzve të vrarë. Theksoj, civilë”, thotë Andriy Nyebytov, kreu i Policisë së Rajonit të Kievit, cituar nga agjencia e lajmeve Interfax-Ukraine, transmeton rtv21.tv.
“Shumica e tyre u qëlluan me armë automatike”, vazhdon Nyebytov, duke thënë se policia vazhdon të gjejë varrime të reja të civilëve të vrarë në rajon./21Media
 

Back to top button