Rreth 746 mijë shtëpi në Puerto Rico ende pa energji elektrike

Rreth 746 mijë shtëpi dhe biznese janë ende pa energji elektrike në Puerto Rico.

Uragani Fiona shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike në gjithë vendin për rreth 3.3 milionë banorët e tij.

Uragani Fiona, që u reduktua në një ciklon post tropikal nga Qendra Kombëtare e Uraganëve të SHBA-së të shtunën, goditi Puerto Ricon dhe pjesë të tjera të Karaibeve një javë më parë, duke lënë të vdekur të paktën tetë njerëz.

Stuhia u kujtoi shumë portorikanëve shkatërrimin e shkaktuar nga uragani Maria pesë vjet më parë, i cili ndërpreu energjinë në vend.

Ndërprerjet e përhapura të energjisë kanë çuar në probleme të shumta energjetike për Puerto Ricon, ku kufizimet e shpërndarjes së karburantit dhe kërkesa në rritje për karburant për gjeneratorët rezervë kanë lënë shumë stacione karburanti të thata./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button