Rrezikohet shkurtimi i IPA fondeve

Sinjale nga Bashkimi Evropian se Maqedonia mund të përballet me shkurtimin e IPA fondeve

Nikolla Bertolini nga zyra e delegacionit të BE-së në Shkup theksoi se nëse kriza s’ka fund, atëherë nuk përjashtohet shkurtimi i këtyre fondeve.

“Mund të ndodhë një gjë e tillë pasi që kësaj krize politike nuk po i duket fundi, e kthen vendin prapa në qasjen me BE-në ashtu që mund të ndodhin shkurtime të caktuara të IPA fondeve dhe mjeteve”, tha Bertolini.

Ai tha se BE vazhdon të përkrahë vendin, e kësaj radhe me një projekt prej 1,4 milionë eurove për përkrahjen e të rinjve për punësim. Sipas tij, shkalla prej 45 për qind e të rinjve të papunë është shqetësuese dhe se duhet të punohet në drejtim të zvogëlimit të saj, shkruan TV21.TV

Ky projekt do të realizohet përmes Agjencisë për Punësim prej tani e deri në dhjetor të këtij viti.

“Në këtë grand të tretë mbështesim masa për ngritjen e kapaciteteve të personave të papunë që të punësohen, ashtu siç është praktike për përvojën e parë të punës, përparësi kanë ata me aftësi kompjuterike. Pastaj është e nevojshme aftësi për në pjesën e tregut të punës ku kemi shpallur konkurse”, tha drejtori i Agjencisë për Punësim, Vlatko Popovski.

Projekti parasheh trajnime të 1.400 personave se si të kërkojnë punë, si të motivohen gjatë kërkimit të punës. Ndërsa 950 të tjerë do të trajnohen për sipërmarrësi. Trajnimet e të rinjve do të zhvillohen në qendrat edukative por edhe në hapësirat e punëdhënësve në të cilat ata në periudhë prej tre muajve kanë mundësi të fitojnë njohuri dhe të punësohen. Bashkimi Evropian deri tani ka investuar gjithsej 5 milion euro për krijimin e mundësive që të rinjtë të gjejnë më lehtë punë./21Media

 

Back to top button