Rrëzohet aeroplani ushtarak, 22 të vdekur

 

 

Të paktën 22 persona kanë vdekur, duke përfshirë edhe kadetë, si pasojë e rrëzimit të një aeroplani ushtarak në Ukrainë.

Kanë vdekur 22 persona. Kërkimi për dy persona të tjerë po vazhdon”, tha zëvendësministri i Brendshëm, Anton Guerashchenko

Aeroplani i tipit Antonov-26, është rrëzuar derisa po ateronte në qytetin Kharkiv, raporton BBC.

Në aeroplan ishin edhe kadetë nga Universiteti i Forcave Ajrore të Kharkivit që ishin në trajnim për fluturim gjatë përplasjes, shtojnë zyrtarë.

Dy të tjerë kanë marrë lëndime të rënda, ndërsa nuk dihet ende shkaku i rrëzimit.

Zyrtarë kanë thënë se 28 persona kanë qenë në aeroplan.

Back to top button