Tre persona rrahin studenten që mbante veshur minifund

 

 

Një studente në Francë është sulmuar nga tre burra dhe shkaku i kësaj ka qenë minifundi që mbante veshur 22-vjeçarja.

Studentja, e cila e identifikoi veten vetëm si Elisabeth, shprehet se ishte duke bërë një shëtitje në qytet dhe po konsumonte një cigare të premten e javës së kaluar, kur burrat në fjalë iu afruan dhe nisën të bërtisnin: “Shikoni atë prostitutëm me minfund’, dhe pastaj ‘mbyll gojën dhe uli sytë’.

Ajo pretendon se dy nga burrat e kapën nga krahët, ndërsa tjetri e goditi në fytyrë me grushta duke i shkaktuar hematoma të rënda.

Në një postim të sajin në Twitter, Policia e Strasburgut i ka bërë thirrje qytetarëve që nëse kanë informacion mbi agresorët të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave./oranews

Back to top button