Rrugët në veri, Aliu: Maksimalisht të angazhuar që të vazhdojmë asfaltimet çdo cep të Kosovës

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu, ka njoftuar se ka përfunduar asfaltimi i rrugës në Maxherë, në veri të Republikës së Kosovës.
“Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë në mes të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, kemi bërë asfaltimin e rrugëve në veri të vendit, e që si rezultat këto rrugë do të shkurtojnë lëvizjen e të gjithë banorëve, në veçanti në fshatra, që përmes këtyre ndërlidhjeve rrugore të rëndësishme, do të kenë qasje më të shpejtë dhe më të lehtë në komunën e Mitrovicës”, ka shkruar Aliu në Facebook.
Ai ka theksuar se mbesin të përkushtuar në angazhimin e përditshëm për një jetesë më të mirë për të gjithë qytetarët, dhe se janë maksimalisht të angazhuar që të vazhdojnë asfaltimet e rrugëve në çdo cep të Kosovës./21Media

Back to top button