Mbappe vendosi tri kushte të papritura për të qëndruar te PSG

Futbollisti i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, u ka treguar drejtuesve të kampionëve francezë se në cilat kushte do të vazhdojë të mbajë fanellën e klubit nga Parisi.
Në maj të këtij viti, Mbappe zgjati kontratën me kampionët e Francës deri në qershor të vitit 2025, ndonëse kishte një ofertë për të vazhduar karrierën te Reali.
Ndërkohë, u shfaqën informacione se përfaqësuesi francez është i pakënaqur me situatën në PSG dhe se po mendon sërish për ndryshimin e ambientit, edhe pse drejtuesit e klubit nga Parisi ia plotësuan të gjitha kërkesat.
“Mbappe vendosi tri kushte të reja për drejtuesit e PSG-së nëse duan që ai të luajë për këtë klub edhe sezonin e ardhshëm. Kushti i parë është që PSG të shesë Neymar në fund të sezonit, pasi Mbappe ka një marrëdhënie të keqe me futbollistin brazilian. Një tjetër kusht është edhe largimi i trajnerit Christophe Galtier, pasi Mbappe kërkon Zinedine Zidane në stolin e “shenjtorëve”. Futbollisti francez përfundimisht kërkoi nga drejtuesit e klubit përforcime të shëndosha në sulm, të cilat mund të përshtateshin me Mbappe dhe Messi. Mbappe dëshiron që kapiteni i Tottenham-it, Harry Kane, të jetë një nga përforcuesit”, shkruan Okdiario.
Mbappe (24) fitoi vendin e dytë me kombëtaren franceze në Botërorin e Katarit dhe ishte golashënuesi më i mirë me tetë gola. Deri më tani, ai ka luajtur 20 ndeshje për PSG dhe ka shënuar 19 gola.

Back to top button