‘Rusia ka thyer premtimin për ndihmën ndaj Mariupolit’

Guvernatori i rajonit lindor të Donetskut të Ukrainës akuzoi Rusinë se ka thyer premtimin e saj për të lejuar ndihmat humanitare të arrijnë në qytetin e rrethuar të Mariupolit.

“Dërgimet humanitare, pavarësisht nga të gjitha marrëveshjet dhe premtimet e palës ruse, nuk po kryhen”, tha guvernatori Pavlo Kyrylenko në një fjalim televiziv.

Ai shtoi se korridori humanitar “në thelb nuk është funksional”, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Tani ekziston frika se një kolonë e Kryqit të Kuq që udhëton për në Mariupol mund të mos arrijë në qytet sot./21Media

Back to top button