“Rusia kërkon kontroll të plotë të centralit bërthamor të Zaporizhzhia-s”

Kreu i kompanisë shtetërore bërthamore të Ukrainës, Energoatom, Petro Kotin tha të premten se zyrtarët rusë janë përpjekur të hyjnë dhe të marrin kontrollin e plotë të centralit bërthamor të Zaporizhzhia-s.

Shefi i Energoatom, Petro Kotin tha se forcat ruse i kishin thënë stafit ukrainas në uzinë se tani i përkiste Rosatom, kompanisë shtetërore bërthamore ruse.

Në një intervistë televizive, Kotin tha se 10 zyrtarë nga Rosatom – duke përfshirë dy inxhinierë të lartë – u përpoqën pa sukses të hynin në fabrikë dhe të merrnin kontrollin e operacioneve.

“Në territorin [e uzinës] ka rreth 500 ushtarë rusë me armë automatike … stafi ynë është në një gjendje jashtëzakonisht të keqe psikologjike.”, shtoi ai, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Kotin tha se materiali radioaktiv në centralin bërthamor të Çernobilit është ende i sigurtë në ruajtje, por paralajmëroi se centrali mbetet i shkëputur nga sistemet e monitorimit të IAEA./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button