Tjetër sulm seksual në Prishtinë, arrestohen dy persona

Sot nga njësiti i hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, janë arrestuar dy persona të dyshuar për sulm seksual.
A. G, 33 vjeç dhe B. G, 36 vjeç, të dy shtetas të Kosovës janë arrestuar pas raportimit të një gruaje se u sulmua seksualisht rreth orës 16:00 në të dielën në Prishtinë.
Pas arrestimit me rekomandimin e prokurorit të shtetit, ndaj dy personave u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, për t’u proceduar më tej pas kompletimit të veprimeve të nevojshme.
Një vajzë ka njoftuar policinë se dy të panjohur e kanë futur në veturë me forcë ku është sulmuar seksualisht.
Rasti ka ndodhur më 28 gusht, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë./21Media

Back to top button