Sadiku: Nga janari në Kosovë u sulmuan 64 gazetarë

Naim Sadiku anëtar i Asociacionit të Gazetarëve në Kosovë sot i ftuar në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se që nga muaji janar deri në muajin tetor 64 gazetarë kanë qenë pre e kërcenimeve në Kosovë.

”Gjatë periudhës Janar-tetor në Kosovë 64 gazetarë kanë qenë pre e sulmeve, madje edhe fizke”, ka thënë Sadiku.

Pre e kërcenimit me jetë sot ishte gazetari H.A, i cili u kërcënua gjatë ushtrimit të detyrës së tij.

Lidhur me këtë Prokuroria Themelore në Prishtinë në koordinim të plotë me Policinë kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të identifikimit të dyshuarit dhe sigurimit të prezencës së të njëjtit në procedurën penale.

Sipas Prokurorisë, veprimet e ndërmarra kanë rezultuar fillimisht me arrestimin e të dyshuarit nga Policia e Kosovës, ndërkaq, me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Kanosja”, sipas KPRK-së./21Media

Back to top button