Sali Berisha i shpëton një aksidenti, dy shtetas të Kosovës të plagosur
Dy personat që mbetën të plagosur në aksidentin me eskortën e ish-kryeministrit Sali Berisha mësohet se janë nga Kosova. Ata kanë marrë plagë të lehta dhe po marrin mjekim në urgjencën e Laçit.
Policia informoi se “në aksin rrugor Milot- Fushë Mamurras, mjeti me drejtues shtetasin A.M., ka goditur mjetin me drejtues shtetasin S.L., e më pas ka goditur mjetin shoqërues të eskortës deputetit S.B”.
Drejtuesi i mjetit me targa kosovare ishte A.M dhe drejtuesi tjetër S.L.
Nje makinë e cila ka dalë nga një karburant është futur kundërvajtje në autostradë duke dalë ballë për ballë me vargun e makinave të eskortës së Sali Berishës.
Raportohet se makina udhëtonte ish-kryeministri ka mundur të devijojë pa u aksidentuar, po kështu kanë mundur të shmangen edhe tre makinat e tjera shoqëruese, ndërsa makina e katërt pavarësisht se ka frenuar nuk ka arritur ta shmangë aksidentin.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./oranews