Së paku 28 të vrarë nga bombardimi i akademisë ushtarake

Tripoli pëson sulm ajror vdekjeprurës

Të paktën 28 persona janë vrarë dhe disa të tjerë tjanë plagosur në një sulm ajror në një shkollë ushtarake në kryeqytetin Libian, Tripoli.

Detajet janë të paqarta, por raportet thanë se bastisja mund të ishte kryer nga forcat kryengritëse besnike të gjeneralit Khalifa Haftar, i cili është me qendër në Lindjen e Libisë.

Pamjet nga skena shfaqnin trupa të shtrirë nëpër tokë, transmeton rtv21.tv.

Qeveria është duke luftuar një kryengritje të udhëhequr nga Gjeneral Haftar.

“Një sulm ajror në shkollën ushtarake të Tripolit vrau 28 kadetë dhe plagosi dhjetëra të tjerë”, tha Amin al-Hashemi, një zëdhënës i ministrisë së shëndetësisë të Qeverisë së Akordit Kombëtar.

Libia është copëtuar nga dhuna dhe ndarja që kur sundimtari shumëvjeçar, Muammar Gaddafi u vra në vitin 2011. Që atëherë, vendi është shkatërruar nga lufta civile, pa autoritet në kontroll të plotë.

Në prill të vitit të kaluar, Gjeneral Haftar nisi një sulm në Tripoli në përpjekje për të rrëzuar qeverinë e njohur ndërkombëtarisht./21Media

Back to top button