Suspendohen dy zyrtarë korrektues

1 min read

Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/inc/hooks/hook-single-header.php on line 65

 

Janë suspenduar dy zyrtarë korrektues të Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë.

Nga Shërbimi Korrektues i Kosovës njoftojnë se deri te suspendimi erdhi për shkak të dyshimit se dy zyrtarët korrektues gjatë kryerjes së detyrës zyrtare kanë shkelur procedurat e sigurisë nacionale.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se mbrëmë rreth orës 19:00 në Qendrën e Paraburgimit Mitrovicë, në shenje pakënaqësie me vendimin e gjykatës dy të burgosur kanë dëmtuar grilën dhe dritaren dhomës, pastaj kanë arritur të ngjitën lart mbi kulmin e Qendrës së Paraburgimit Mitrovicë. Pas shumë kërkesash, kërkesa e tyre kryesore ka qenë, se janë të pa kënaqur me gjykatën, me ç`rast kanë kërkuar të bisedojnë me prokurorin, dhe pas bisedës me prokurorin në prezencë të policisë dhe zëvendësdrejtorit të përgjegjshëm të SHKK-së, Rasim Selmani, të njëjtit janë pajtuar të zbresin poshtë. Për shkak të këtij rasti SHKK ka suspenduar dy zyrtarë korrektues, deri te suspendimi është ardhur për shkak të dyshimit se zyrtarët korrektues gjatë kryerjes së detyrës zyrtare kanë shkelur procedurat e sigurisë institucionale”, thuhet në komunikatën për media.

Lidhur me rastin, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka iniciuar procedure disiplinore dhe ka caktuar Komisionin Hetimor të Brendshëm, i cili do të hetojë rastin në tërsi.