Sekuestrohen mbi 1200 kg kokainë

Sot afë zonës së plazhit në Barra Vieja janë sekuestruar 1250 kilogramë kokainë

Një ngarkesë prej më shumë se një ton kokainë, u sekuestrua në qendrën turistike në Akapulko, në jugperëndim të Meksikës, njoftoi sot Marina meksikane.

“Rreth 1.250 kilogramë kokainë u zbuluan pranë zonës së plazhit në Barra Vieja në sajë të informacioneve të siguruara nga shërbimet sekrete të marinës dhe një denoncim qytetar”, njoftoi Marina në një deklaratë, raporton AFP.

Ajo saktësoi se po kryen rregullisht partrullime për të zbuluar trafikun e drogës të drejtuar nga grupe të organizuara kriminale në këtë pjesë të Shtetit të Guerrero, ku ndodhet Akapulko.

Guerrero është një prej rajoneve më të varfra të Meksikës. Ky shtet regjistron një nga normat më të larta të vrasjeve në vend, që kryhen thuajse çdo ditë në Akapulko

Back to top button