Situata në veri të Kosovës, Kusari-Lila: Ne duam të dëgjojmë çfarë thotë Bashkësia Ndërkombëtare

(Lajm i përditësuar)

Mimoza Kusari -Lila sonte në emisionin “Click” në RTV21 u shpreh se përkundër gjithë kësaj janë dëgjuar këshillat e bashkësisë ndërkombatare duke thënë se betimet e kryetarëve nuk janë bërë në ndërtesat e Kuvendit Komunal.

“Nëse ka pasur pengesa nga shteti ose nëse ka pasur dekurajim nga shteti apo insistim të dhunshëm për një ose tjetër parti mund të themi se nuk kemi pasur proces të mirëfillt zgjedhor. Ky proces zgjedhor është përshëndetur nga SHBA, nga vendet e QUINT-it, janë vlerësuar angazhimet e Kosovës për të organizuar zgjedhje të lira, ndërsa është shprehur keqardhja për mospjesëmarrje”, u shpreh Kusari-Lila duke thënë se mospjesëmarrja ka ardhur nga thirrjet e Vuçiqit.


Situata në veri të Kosovës, Kusari-Lila: Ne duam të dëgjojmë çfarë thotë Bashkësia Ndërkombëtare

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari e ftuar sonte në Click të RTV21 ka thënë se me ‘’kthim prapa do të thotë revokimi i vendimeve ligjore dhe natyrisht zbatimi i  kushtetutshmërisë’’.

Tutje Kusari-Lila ka thënë se Qeveria dëshiron të dëgjojë çfarë thotë Bashkësia Ndërkombëtare duke shtuar se ata po dëgjojnë.

‘’Ne duam dëshiron ta dëgjojë se çfarë thotë Bashkësia Kombëtare, po dëgjojmë një situatë në të cilin mund të krijohet një rrethanë largim të trupave policore prej ndërtesave të kuvendit komunale ose largimin e kryetarëve nga ndërtesat e objekteve komunale ofron mundësin e gjithë atyre personave që ishin jashtë dhe zhvilluan gjithë atë betejë, e cila cila shkaktoj edhe të lënduar nga radhët e pjesëtarëve të KFOR-it’’, tha Kusari-Lila.

Kusari-Lila tutje ka shtuar se duke parë veprimet që kanë ndodhur dje si dhe sulmet që janë bërë nuk ka pasur asnjë dënim.

‘’Asnjë dënim nuk erdhi nga ana e vet presidentit Vuciq apo edhe nga zyrtarë tjerë në kërkim te paqes dhe dialogut. Çdo gjë mund të ketë diskutim por duhet me proces demokratik dhe jo te kemi ballafaqim se kush ka kapitet me shume për të shkaktuar dhunë’’, tha Kusari- Lila./21Media

Back to top button