SHBA pret të vendosë sanksione të tjera ndaj Iranit “në ditët e ardhshme”
Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen thotë se Uashingtoni pret të vendosë sanksione të reja ndaj Iranit “në ditët e ardhshme” pas sulmit të tij ndaj Izraelit.
Izraeli po bën thirrje për vendosjen e sanksioneve ndaj projektit raketor të Iranit. Ministri i Jashtëm i Tel Avivit thotë se ai u ka shkruar 32 vendeve duke bërë thirrje për kufizime
Një valë raketash dhe dronësh u lëshuan nga Irani, Iraku, Siria dhe Jemeni të shtunën, ku shumica u rrëzuan nga Izraeli dhe aleatët e tij.
Teherani tha se sulmi ishte hakmarrje për sulmin e supozuar ajror izraelit në konsullatën e tij në Siri më 1 prill, në të cilin u vranë 13 persona.
Që prej shpërthimit të luftës Izrael-Gaza gjashtë muaj më parë, Izraeli ka shtuar shënjestrimin e Iranit për financimin dhe armatosjen e Hamasit.
Ushtria izraelite thotë se ka vrarë një komandant të Hezbollahut në një sulm në Liban. Hezbollah konfirmoi vdekjen, pa dhënë detaje të mëtejshme për gradën e tij apo mënyrën se si u vra
Ndërkohë në Gaza, forcat izraelite kanë nisur një operacion ushtarak në Beit Hanoun, një qytet në verilindje të rripit./21Media