Ministria e Mjedisit e Kosovës po përgatit hartat e rrezikshmërisë nga përmbytjet

Lajm i përditësuar
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës është duke përgatitur hartat e rrezikshmërisë nga përmbytjet dhe hartimin e planeve për menaxhimin e rrezikut nga përmbytjet dhe thatësia, pas reshjeve dhe vërshimeve të fundit në disa komuna të vendit.
Kështu njoftoi ministri Liburn Aliu përmes një postimi në Facebook, i cili po ashtu tha se zyrtarë të kësaj ministrie kanë dalë në terren për të parë nga afër gjendjen e krijuar, me ç’rast janë vizituar rrjedhjet lumore në komunën e Rahovecit, ku sipas analizës në terren, gjendja e rrezikshmërisë nga vërshimet në këtë zonë nuk është alarmante. Ndërsa, vizita të ngjashme, Aliu ka paralajmëruar se nesër do të bëhen edhe në komunat Pejë, Mitrovicë dhe Istog.
“Ndërkaq, nesër kemi planifikuar që të vizitojmë komunën e Pejës, Mitrovicës e Istogut. Jemi të angazhuar që të marrim masa konkrete përmes investimeve në infrastrukturë, që të jemi më të gatshëm për të përballuar përmbytjet që me siguri do të vijnë edhe në të ardhmen. Ekipet kompetente të menaxhimit të emergjencave në bashkëpunim me komunat, që nga orët e hershme të mëngjesit do të jenë në terren për të reaguar për çdo rast të evidentuar.”, përfundoi ai.
Agjencia e Menaxhimit Emergjent: Situata më e rënduar në Dukagjin
Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka ngritur nivelin e gatishmërisë emergjente pas krijimit të situatës në teren nga të reshurat atmosferike, është ngrite niveli i gatishmërisë emergjente.
I gjithë kapaciteti reagues nga niveli lokal dhe i AME-së është vënë në veprim, ku rrjedhimisht edhe situata aktuale paraqitet si në vijim.
Kjo agjenci ka bërë të ditur se si është situate aktuale në Kosovë, duke theksuar se situatë më e rënduar është në rajonin e Dukagjinit.
“Mbështetur në të dhënat nga QOE-112 dhe Drejtorit Komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim , situata më e renduar paraqitet në rajonin e Dukagjinit, ku kemi dëmi të ndryshme nga vërshimet. Situata është duke u menaxhuar dhe është në monitorim të vazhdueshëm nga Qendrat Operative Emergjente të AME-se.”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë sipas AME të vërshuara nga reshjet atmosferike me intensitet më te ulët, janë edhe regjionet tjera të cilat janë nën menaxhim dhe në monitorim të plotë nga QOE-112.
“Në bazë të vlerësimit të lartcekur dhe në koordinim të ngushtë me Drejtorit komunal përkatëse (Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim ), AME-ja ka ngrit nivelin e gatishmërisë si në vijim:Ngritja e gatishmërisë emergjente të QOE – 112 në tërë Kosovën.Në të gjitha NJPZSH, gjithashtu është ngrit shkalla e gatishmërisë, përforcimi me ekipe shtesë të cilat janë dukë u angazhuar në teren sipas gjendjes aktuale dhe vendeve me rrezikshmëri të lartë.Grumbullimi i të të dhënave mbi situatën aktuale, është e përhershme nga qendrat operative të AME-së, analizohen dhe merren vendime si mbas situatës.”, thuhet tutje në reagim.
Po ashtu bëhet e ditur se Ministria e Punëve të Brendshme do të jetë e informuar rregullisht me qëllim të informimit të gjendjes aktuale, ndërmarrja e masave parandaluese, reagimi në vend të ngjarjes, si dhe eventualisht nevoja e ngritjes së gjendjes së gatishmërisë emergjente në nivel vendi.
Ndërkohë Agjencia e Menaxhimit Emergjent iu bën thirrje të qytetarëve për kujdes dhe vigjilencë të shtuar.
“Qendrat Operative Emergjente janë në gjendje gatishmërie 24/7, andaj ju lutemi të kontaktoni përmes numrit emergjent 112 rreth çdo vështirësi që mund te përballemi.”, përfundon njoftimi.
Mbyllet për qarkullim ura në fshatin Dugajevë
Është mbylur për qarkullim ura në fshatin Dugajevë pas gjendjes së krijuar si pasojë e reshjeve.
Sipas kryetarit të Komunës së Klinës, Zenun Elezaj një gjë e tillë është bërë në koordinim me Policinë e Kosovës me qëllim të evitimit të ndonjë aksidenti të mundshëm.
“Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe apelojmë për rritjen e kujdesit në qarkullim, ndërsa ne do të vazhdojmë me marrjen e masave të nevojshme për t`ju përgjigjur kërkesave të qytetarëve dhe për parandalimin e aksidenteve të mundshme.”, shkroi Elezaj në Facebook.

Mbyllet për qarkullim ura në fshatin Dugajevë
Është mbylur për qarkullim ura në fshatin Dugajevë pas gjendjes së krijuar si pasojë e reshjeve.
Sipas kryetarit të Komunës së Klinës, Zenun Elezaj një gjë e tillë është bërë në koordinim me Policinë e Kosovës me qëllim të evitimit të ndonjë aksidenti të mundshëm.
“Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe apelojmë për rritjen e kujdesit në qarkullim, ndërsa ne do të vazhdojmë me marrjen e masave të nevojshme për t`ju përgjigjur kërkesave të qytetarëve dhe për parandalimin e aksidenteve të mundshme.”, shkroi Elezaj në Facebook.

Vushtrria ngrit gatishmërinë emergjente
Komuna e Vushtrrisë ka nxjerr vendim për Ngritjen e Gatishmërisë Emergjente dhe vendim për formim të Shtabit për Gatishmërinë Emergjente.
Kështu bëri të ditur kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi.
“Për të përballuar situatën emergjente në të cilën ndodhemi, kam nxjerr vendim për: Ngritjen e Gatishmërisë Emergjente dhe vendim për formim të Shtabit për Gatishmërinë Emergjente.”, shkroi ai në Facebook.

Vërshimet, në disa shkolla në Istog ndërpritet mësimi për nesër
Si pasojë e reshjeve të shumta është ndërprerë mësimi për nesër (21 nëntor) në disa shkolla të komunës së Istogut.
Sipas njoftimit të komunës një gjë e tillë po bëhet për shkak se është vështirësuar qarkullimi dhe për shkak të rrezikut që paraqet kalimi i nxënësve në ato rrugë.
“Ndërprehët mësimi për ditën e nesërme me 21.11.2022 në këto shkolla: Gjimnazi “Haxhi Zeka” Istog, SHFMU “Bajram Curri” në Istog, Kopshti i Fëmijëve “Gëzimi Ynë” në Istog dhe SHFMU “Ndre Mjeda” në Rakosh.Në shkollat e tjera mësimi do të zhvillohet normalisht.Për çdo ndryshim do të ju njoftojmë me kohë.”, thuhet në njoftim.
Kjo komunë po ashtu ka paralajmëruar qytetarët se edhe  cilësia e ujit mund të përkeqësohet.
“Të dashur qytetarë pas reshjeve të mëdha të shiut në Komunën e Istogut, mund të përkeqësohet cilësia e ujit të papërpunuar nga të reshurat, kontaminohen puset që furnizojnë territoret rurale me ujë të pijshëm dhe sistemi i përpunimit dhe furnizimit me ujë të pijshëm.” thuhet në njoftim.
Reshjet e shiut, Shtime: Situata nën monitorimin e autoriteteve emergjente komunale
Pas të reshurave të dendura, situata në Shtime është nën monitorimin e autoriteve emergjente komunale, njoftoi kryetari i kësaj komune, Qemajl Aliu.
Ai tha se në bazë të vizitave që bëri ën disa fshatra nuk ka ndonjë rast emergjent
“Në rast se shirat e rrëmbyeshëm vazhdojnë, kjo mund ta shtojë edhe rrezikun e vërshimeve dhe përmbytjes, por ekipet përkatëse komunale janë të përgatitura për ndërmarrjen e masave preventive me gjitha kapacitetet poseduese për ndërhyrje. Gjitha strukturat lokale, me theks ekipet emergjente janë në gjendje të plotë gatishmërie për intervenim, në eleminimin e vështirësive eventuale që mund të paraqiten. Ftojmë qytetarët që për raste emergjente të kontaktojnë këtë numër të ekipeve emergjente: 080072000”, shkroi Aliu në Facebook.

 
Të reshurat, vështirësohet qarkullimi në disa vendbanime të Drenasit
Të reshurat e dendura të shiut vështirësojnë qarkullimin në disa vendbanime në Komuhnën e Drenasit.
Kjo komunë njofton se Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjente, ne koordinim me shërbimin e zjarrfikësve, kanë dalë në teren për t’i evituar problemet e shkaktuara nga reshjet e shiut.
“Ekipet emergjente që nga mëngjesi, janë në teren dhe duke u marr me të gjitha rastet që paraqiten nga ana e qytetarëve, gjithashtu kërkojmë nga qytetarët të kenë mirëkuptimin.Fatmirësisht nuk ka asnjë famijle të evakuuar dhe se gjendja e lumenjve për momentin është stabile, ndonëse në disa zona ka dalur nga shtrati, por ende nuk ka rrezikuar ekonomitë familjare.”, thuhet në njoftim.

Sveçla: Dukagjini me dëme nga vërshimet
Lidhur me situatën e kirjuar pas reshjeve të shumta në Kosovë, u deklarua edhe Minisri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Ai  iu bëri thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar si dhe tregoi  se zona që pësoi  dëme është Dukagjini.
“Ekipet e menaxhimit të emergjencave që nga orët e hershme të mëngjesit janë në teren dhe kanë reaguar në të gjitha rastet e evidentuara. Sapo kam pranuar raportin nga Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave rreth gjendjes së krijuar me ç’rast konfirmohet se në zonën e Dukagjinit kemi dëme të ndryshme nga vërshimet. Momentalisht, situata është duke u menaxhuar dhe është në monitorim të vazhdueshëm nga Qendrat Emergjente në të gjitha komunat.”, shkroi ai në Facebook.
Sveçla po ashtu u bërë thirrje qytetarëve që të thërrasin  në Qendrat Operative Emergjende për çdo vështirësi.
“Përballë kësaj situate të krijuar, ju bëj thirrje të gjithëve për kujdes të shtuar. Qendrat Operative Emergjente janë në detyrë dhe në gjendje gatishmërie andaj ju lus të kontaktoni përmes numrit emergjent 112 rreth çdo vështirësie me të cilën mund të përballeni.”, përfundoi ai
Ministri Krasniqi vizitoi zonat e dëmtuara nga vërshimet e shiut në Pejë e Deçan
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) Elbert Krasniqi ka vizituar sot disa nga zonat e dëmtuara nga vërshimet e shiut në Pejë dhe Deçan,
Ai përmes një postimi në rrjetet sociale ka thënë me vëmendje po përcjell këtë situatë dhe do të ndërmerren masat e nevojshme për të asistuar komunat dhe ndihmuar qytetarët.
Durmishi: Situata e krijuar nga vërshimet është e menaxhueshme
Pas reshjeve të shumta  disa qytete të Kosovës janë përfshirë nga vërshimet.
E lidhur me këtë Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit Hysen Durmishi tha se po bëhet gjithçka që është e mudnur që të kalohet me sa më pak dëme. Ai shtoi se situata është e menaxhueshme
“Jemi të gjithë në terren, institucione lokale e qendrore. Po bëjmë gjithçka që është e mundur që ta kalojmë me sa më pak dëme”, shkroi Durmishi në Facebook.
Vërshime edhe në Pejë, Muhaxhiri: Situata aktualisht e menaxhueshme
Reshjet e shumta shkatuan vërshime në disa qytete të Kosovës, e nga to u prek edhe Peja.  I pari i kësaj komune, Gazmend Muhaxhiri përmes një njoftimi në rrjetet sociale bëri të ditur se disa pjesë të qytetit u përfshinë nga vërshimet, mirëpo sipas tij situata tani për tani është nën kontroll.
“Reshjet e mëdha atmosferike nga nata e mbrëmshme shkaktuan vërshime në disa zona të qytetit të Pejës. Megjithatë, situata aktualisht është e menaxhueshme dhe ekipet tona janë në gjendje gatishmërie.”, shkroi Muhaxhiri në Facebook.

Vërshime në Kosovë, FSK-ja e gatshme të ndërhyjë
Pas reshjeve të mëdha që shkaktuan edhe vërshime në shumë pjesë të vendit, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se situata në terren po monitorohet.
Mehaj ka thënë se FSK-ja është e gatshme me të gjitha kapacitetet e saj në dispozicion, që të realizojë detyrën ligjore të mbështetjes ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve.
“Pas reshjeve të mëdha që shkaktuan edhe vërshime në shumë pjesë të vendit, autoritetet tona zyrtare janë duke e monitoruar pandërprerë situatën në terren. FSK si çdoherë, në secilën situatë emergjente, është e gatshme plotësisht, me të gjitha kapacitetet e saj në dispozicion, që të realizoj detyrën ligjore të mbështetjes ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë pa dallim”, ka shkruar Mehaj.

Lajm i përditësuar
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar dëme edhe në Pestovë.
Banorëve të zonës gati po u pamundësohet dalja nga oborri i shtëpisë.
RTV21 ka siguruar pamje nga gjendja në Pestovë.
Gjithashtu, pas reshjeve të shiut, edhe veturave i është vështirësuar qarkullimi.
Lajm i përditësuar
Erërat e fuqishme gjatë natës së mbrëmshme dhe shiu i pandërprerë, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, kryesisht dëme në kulme të objekteve në Komunën e Malishevës.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e kësaj komune, ekipet përgjegjëse janë në terren që nga nata e mbrëmshme dhe gjatë ditës së sotme, në mbikëqyrje të situatës.
“Përveç dëmeve nga erërat edhe reshjet deri më tani një rrugë paraqet në qarkullim, ndërsa rrugët tjera janë të hapura”, bëhet e ditur në njoftim.
Sipas drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Shqipron Shala, erërat e fuqishme gjatë natës së mbrëmshme, kanë shkaktuar dëme në disa objekte, kryesisht në kulme, të mbuluara me llamarinë, ndërsa gjendja e rrugëve është e mirë dhe aktualisht vështirësi në qarkullim ka vetëm në rrugën “Hamdi Berisha” në Malishevë.
Sipas Shalës, drejtoria me të gjitha njësitë përgjegjëse është në gatishmëri në rast të nevojës për reagim apo për t’iu dalë në ndihmë kujtdo që ka nevojë.
Lajm i përditësuar
Pas Fushë Kosovës dhe Drenasit, edhe në Gjakovë do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë.
KRU “Gjakova” ka njoftuar se për shkak të motit në vend, banorëve të disa fshatrave u është ndërprerë furnizimi me ujë.
“Ndërprerje e furnizimit me ujë-Reka e Keqe. Si pasojë e situatës së krijuar nga të reshurat njoftojmë se kemi problem me furnizim për banorët e fshatrave të Rëkës së Keqe të cilëve aktualisht ju është ndërprerë furnizimi me ujë”, bëhet e ditur në njoftim.
Po ashtu, sipas njoftimit, për banorët e fshatit Gërqinë, uji nuk është i pijshëm për shkak të turbullirës.
“Poashtu njoftojmë banorët e fshatit Gërqinë të cilët furnizohen përmes burimit vetanak për momentin uji nuk është i pijëshëm si pasojë e turbullirës. Sigurojmë konsumatorët se ekipet e KRU “Gjakova” janë mobilizuar që në orët e para të ditës në stabilizim të gjendjes!”, përfundon njoftimin i KRU “Gjakova”.
Lajm i përditësuar
Nënkryetari i Komunës së Junikut, Besfart Tofaj ka bërë thirrje ndaj qytetarëve për kujdes të shtuar pas motit që po mbretëron në vend
Tofaj ka njoftuar se për shkak të reshjeve të dendura të shiut, niveli i ujit në Lumin Erenik ka bërë që të rritet dhe rrezikon të dalë nga shtrati.
“Krahas thirrjes për kujdes ju lutemi që në rast të ndonjë emergjence të lajmëroni zjarrfikësit (193) apo edhe Policinë e Kosovës (192). Kjo gjendje mund të vazhdojë edhe në ditën në vijim sepse sipas IHMK-së, zonat më të rrezikuara nga vërshimet janë në Dukagjin, qytetet Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Klinë, Malishevë dhe Rahovec”, ka njoftuar Tofaj.
Lajm i përditësuar
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytjë në disa vende.
Peja e Istogu janë ndër vendet që u prekën nga këto vërshime.
Pamje nga atje janë publikuar në Facebook./21Media 





\

Back to top button