Shefi i OKB-së shkon në Ukrainë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres është rrugës për në Ukrainë, tha të martën zëdhënësi i tij, Stephane Dujarric.
Në një deklaratë, zëdhënësi tha se Guterres është aktualisht në Poloni dhe do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të mërkurën në mëngjes në Kiev.
Kombet e Bashkuara thanë se nisma lejon eksportet komerciale të ushqimit dhe plehrave nga tre portet kryesore të Ukrainës në Detin e Zi në vendet me të ardhura më të ulëta.
Kjo është vizita e tretë e shefit të OKB-së në Ukrainë dhe ai do të kthehet në New York të enjten pasdite, shtoi zëdhënësi i tij./21Media

Back to top button