Shembja e shkëmbit për pak sa nuk merr me vete një fshat në Zvicër (FOTO)

Një rënie e madhe shkëmbi për pak sa nuk ka përfshirë një fshat malor zviceran, banorët e të cilit u evakuuan muajin e kaluar nga frika e rrëshqitjes.

Pjesa më e madhe e shkëmbit, për të cilin gjeologët kishin paralajmëruar se rrezikonte të binte drejtpërdrejt në fshatin Brienz, rrëshqiti mbrëmjen e së enjtes, thanë autoritetet në komunitetin Albula në kantonin e Graubünden.

“Shkëmbi dhe rrëpira nuk përshkuan fshatin bosh për një fije floku”, thanë autoritetet lokale në një deklaratë.

“Sipas informacioneve paraprake, një pjesë e madhe e Insel u shemb me shpejtësi. Nuk ka asnjë tregues për dëme në fshat, me masën shkëmbore që është ndalur pikërisht përballë fshatit”, thanë tutje autoritetet.

Gërmadhat nga shkëmbinjtë e rënë qëndronin deri në 12 metra të larta dhe rruga ishte plotësisht e zhytur nën rrënoja, shkruan Guardian, përcjell rtv21.tv.

Rreth 100 banorët shpresojnë të kthehen pasi zona të jetë e pastër, me kishën e shekullit të 16-të, Shën Calixtus, që qëndron në fshat.

Zona ishte shpallur një zonë rreziku e nivelit më të lartë të mundshëm, duke detyruar mbylljen e dy rrugëve dhe një linje treni. Ekspertët i kanë pasur sytë nga mali mbi Brienz për shekuj, por vëzhguesit kanë shpeshtuar alarmet në 20 vitet e fundit teksa kushtet përkeqësoheshin.

Maja e një mali në Austri gjithashtu u rrëzua në tokë në fillim të kësaj jave. Shkencëtarët thanë se ngrohja globale kishte çuar në shkrirjen e permafrostit, i cili vepron si një ngjitës që mban të bashkuar masivin.

Shkaku i rrëshqitjes mbi Brienz, megjithatë, ishin rezultat i erozionit natyror, thanë ekspertët. /21Media

Back to top button