Shkaktarët e osteoporozës
Osteoporoza është një humbje progresive e masës kockore. Dendësia e kockave gradualisht zvogëlohet, me kockat duke u bërë të brishtë dhe lehtësisht të thyeshme.
Rreziku i thyerjeve të eshtrave në rastin e osteoporozës është i lartë. Më të ndjeshmet janë ijet dhe rruazat kurrizore, por edhe kockat e tjera që pësojnë një ngarkesë të madhe. Frakturat ndodhin pa lëndime, pothuajse gjatë aktiviteteve të përditshme, normale.
Sot në emisionin “Për ditë të mbarë” në RTV21, reumatologia Blerta Rexhepi foli edhe për shkaktarët e kësaj sëmundje.
Rexha tha se një ndër shkaktarët e osteoporozës është mosha e menopauzës, mosha e hershme e menopauzës, faktorët gjenetik, lëndimet e ndryshme mund të çojnë në osteoporozë por edhe mënyra e jetesës./21Media