Shkaku i Kosovës, Shqipëria tërhiqet nga botërori në Serbi

Shqipëria s’do të marrë pjesë në botërorin e boksit në Serbi nëse Kosovës nuk i lejohet që të marrë pjesë me të drejta të plota si çdo shtet tjetër.
Kështu ka bërë të ditur trajnerit të ekipit të boksit të Kosovës, Besim Brahimi, përmes një postimi në ”Facebook”.
”Te Lumt Prof Zef Gjoni nese Kosoven Serbija nuk e lejon me marrë pjesë në Botëror edhe Shqipëria nuk do të merrë pjesë do ti tërhjek Boksiert e vetë Respekt Prof”, ka shkruar Brahimi.

Sot ekipi i boksit të Kosovës i përbërë nga tre boksierë nuk u la të hyjë në Serbi shkaku i stemës së Kosovës nëpër fanella e tuta sportive, duke iu kërkuar që t’i hiqnin.
Natyrisht, Kosova nuk pranoi diçka të tillë, dhe pak më parë, Latif Demolli, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, njoftoi se kanë kontaktuar edhe AIBA-n, më të cilët janë marrë vesh që të marrim pjesë vetëm me shenja të Kosovës, dhe se po presin përgjigje nga ata./21Media

Back to top button