Shkarkohen edhe dy drejtorë në Spitalin e Pejës për rastin e foshnjës

Spitali i Pejës ka shkarkuar edhe dy drejtorë në Spitalin e Pejës, në lidhje me rastin e foshnjës e cila u fut e vdekur në rrobalarëse.
Në njoftimin e Spitalit thuhet se së fundmi janë shkarkuar edhe drejtori mjekësor dhe drejtori për infermieri
“Në kuadër të masave lidhur me rastin e trajtimit të frytit të vdekur në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Drejtori Ekzekutiv ka shkarkuar Drejtorin Mjekësor dhe Drejtorin për Infermieri. Shkarkimi është bërë si përgjegjësi direkte menaxheriale lidhur me rastin e frytit të vdekur”, thuhet në njoftim.
Lidhur me këtë rast Spitali një ditë më parë ka shkarkuar edhe shefin dhe kryeinfermieren e repartit të Gjinekologjisë.
“Sot, si vazhdim i masave disiplinore është shkarkuar Shefi i Repartit të Gjinekologjisë dhe Kryeinfermierja e Repartit të Gjinekologjisë, ndërsa që presim përfundimin e të gjitha procedurave tona disiplinore, por sidomos edhe gjetjet e autoriteteve ligjzbatuese të përfshira në hetim për të ndërmarrë veprimet e mëtutjeshme ndaj cilitdo të përfshirë në këtë rast”, thuhej në njoftimin e të premtes./21Media

Back to top button