Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Kanada

Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në provincën perëndimore kanadeze pas një stuhie të madhe e cila ka ndërprerë lidhjet rrugore dhe hekurudhore në rajon.
Forcat e Armatosura Kanadeze janë duke u vendosur për të ndihmuar mijëra banorë të bllokuar që nga e diela kur goditi stuhia, transmeton rtv21.tv.
Kryeministri, Justin Trudeau premtoi ndihmë gjatë një vizite në Uashington DC dhe tha se trupat do të ndihmojnë në rindërtimin.
Një grua ka humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes së dheut, ndërsa dy persona rezultojnë të zhdukur.
Mijëra njerëz janë evakuuar.
Zyrtarët në rajon ia atribuojnë fatkeqësinë natyrore efekteve të ndryshimeve klimatike./21Media

Back to top button