Shpërthen një zjarr në qendër të Parisit

Një zjarr i madh shpërtheu në një ndërtesë në bulevardin Capucines, pranë sheshit Place de L’Opera në qendër të Parisit të shtunën.
“Zjarrfikësit po ndërhyjnë, shmangni zonën”, thuhet në një deklaratë të Prefekturës së Policisë në Twitter.
Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi zjarrin dhe as nëse ka pasoja në njerëz, transmeton rtv21.tv.
Rruga është një nga ‘bulevardet e mëdha’ të Parisit, më ikonike.
Zjarri i së shtunës kujton zjarrin e vitit 2019 që shkatërroi katedralen me famë botërore Notre-Dame./21Media


Back to top button