Shpërthen vullkani Semeru në Indonezi

Vullkani më i lartë i Indonezisë, Semeru shpërtheu të dielën, duke nxjerrë hi 1.5 km në ajër dhe duke nxitur evakuimin e banorëve nga zona e shpërthimit.
Disa qindra njerëz u zhvendosën në strehimore të përkohshme dhe zona të tjera të sigurta.
Autoritetet lëshuan paralajmërime në përgjigje të shpërthimit, njoftuan mediat lokale.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë po monitoronte për mundësinë e një cunami pas shpërthimit, njoftoi transmetuesi publik i vendit NHK.
Shpërthimi i fundit i madh i Semerut ishte në dhjetor të vitit të kaluar dhe la 51 njerëz të vdekur.
Qindra të tjerë u pësuan djegie të rënda dhe shpërthimi detyroi evakuimin e më shumë se 10,000 fshatarëve.
Me 142 vullkane, Indonezia ka popullsinë më të madhe në botë që jeton në një distancë të afërt me një vullkan, duke përfshirë 8.6 milionë njerëz që jetojnë brenda 10 km nga një./21Media

Back to top button