Shqipëri, 3 viktima dhe 120 raste të reja

 

Në 24 orët e fundit në Shqipëri kanë vdekur 3 pacientë me koronavirus në dy spitalet Covid.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 626 testime për të dyshuar të prekur me Covid 19, prej të cilëve 120 persona janë konfirmuar pozitiv me Covid-19. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 59 raste në Tiranë, 7 në Vlorë, 6 në Pogradec, nga 5 raste në Kukës, Berat, 4 në Roskovec, nga 3 raste në Krujë, Elbasan, Has, Kolonjë, nga 2 raste në Fier, Kurbin, Lushnje, Librazhd, Kamëz, Bulqizë, Kuçovë, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Devoll, Kavajë, Tropojë, Mallakastër, Prrenjas, Vorë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3794, që nga fillimi i pandemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 125 pacientë të konfirmuar pozitiv, 15 pacientë janë në terapi intensive, 5 prej të cilëve të intubuar./oranews

Back to top button