Shqiptohet dënimi për personin që sulmoi gazetarin Valon Syla

 

Është dënuar me 4,500 euro gjobë personi i cili ka sulmuar fizikisht  në hapësira publike gazetarin Valon Syla.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se i akuzuari B.J është i obliguar që gjobën ta paguajë në afat kohorë prej 15 ditësh ndërsa koha e kaluar në paraburgim, do t’i  llogaritet në dënimin e shqiptuar.

“Gjykata me rastin e shqiptimit të dënimit mori parasysh rrethanat lehtësuese, si pranimin e fajësisë nga i akuzuari B.J., kërkim faljen dhe pendimin për kryerjen e veprës penale, ndërsa rrethanë rënduese mori rrethanat në të cilat është kryer vepra penale në vend publik dhe në prezencë të kalimtarëve të rastit, duke shkaktuar shqetësim në popullatë për veprimin e kryer ndaj dëmtuarit-gazetarit V.S. për shkak të shprehjes së mendimit të lirë përmes rrjeteve sociale. “, thuhet në njoftim.

Me 22 dhjetor në rrugën “Robert Dolli” në Prishtinë, B. J kishte sulmuar fizikisht gazetarin Valon Syla, pasi që ky i fundit kishte bërë një status në rrjetet sociale rreth mërgimtarëve./21Media

Back to top button