Shtatë të lënduar nga aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”

 

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar në aksidentin që ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Rastin e ka konfirmuar për 21Media zëdhënësi i Policisë Baki Kelani.

“Mund të konfirmojmë se, pak para orës 13:00 në Autostradën Ibrahim Rugova, në zonën e Malishevës ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë një automjet dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit, bazuar në informacionet e deritanishme, shtatë persona kanë pësuar lëndime. Njësitet relevante policore janë duke u marrë me rastin”, ka thënë Kelani./21Media

Back to top button