Shteti i Iowas njeh zyrtarisht 17 shkurtin si Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur falënderim ndaj shtetit të Iowas për njohjen zyrtare të 17 shkurtit si Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Për këtë veprim Osmani ka thënë se i është mirënjohëse Guvernatorit të Iowas, Kim Reynolds dhe Sekretarit të shtetit, Paul Pate.

“Faleminderit që na u bashkuat për të ngritur lart flamurin tonë dhe për të festuar miqësinë tonë të qëndrueshme dhe partneritetin strategjik, të cilin do të vazhdojmë ta forcojmë dita ditës”, ka shkruar Osmani në platformën X./21Media

Back to top button