Shtyhet për një javë afati për aplikim në FSK

Ministria e Mbrojtjes njofton se konkursi për pranimin e ushtarëve të rinj shtyhet për një javë.
Sipas kësaj ministrie një gjë e tillë po bëhet si pasojë e disa problemeve teknike
“Për shkak të qasjes së njëkohshme të shumë aplikantëve në platformën tonë të aplikimit, janë shfaqur pengesa teknike që po vonojnë procesin e aplikimit. Pra, konkursi për rekrutim në ushtrinë e Republikës së Kosovës do të jetë i hapur deri me datën 23 janar.”, thuhet në njoftim.
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë të interesuarit ndërmjet moshës 18-25 vjeç, dhe po ashtu për aplikantët të cilët kanë hasur vështirësi në marrjen e letërnjoftimit për shkak të mungesës së materialeve, ju njoftojmë se do të pranojmë aplikacionin edhe me letërnjoftim të skaduar apo me dëshminë se janë në proces të marrjes së letërnjoftimit./21Media

Back to top button