S’ka mbështetje financiare, Opera e Uellsit anulon turneun në Liverpool

Opera Kombëtare e Uellsit (WNO) nuk do të udhëtojë në Liverpool për të performuar pasi shkurtimet në fondet publike e detyrojnë atë të bëjë kursime.
Kompania e operës me qendër në Cardiff tha se një ndryshim në fondet e arteve angleze nënkuptonte se financimi i saj nga Këshilli i Arteve në Angli kishte rënë me 35%, ose 2.2 milionë funte.
WNO merr fonde nga këshilli i arteve të Anglisë dhe Uellsit.
Drejtori i WNO Aidan Lang tha se vendimi ishte “për keqardhje”, por ishte shqyrtuar me kujdes.
Financimi publik përdoret për të ofruar opera në shkallë të gjerë, koncerte dhe punë në terren në të gjithë Uellsin dhe në shtatë qytete dhe rajone të mëdha në Angli.
“Na është dashur të marrim vendimin shumë të vështirë për të hequr Liverpool-in nga programi ynë i turneut”, tha Lang.
Kompania nuk kishte “asnjë alternativë veçse të bënte kursime në kosto”, shtoi ai./21Media

Back to top button