Sot del para gjykatës arsimtari që puthi nxënësen e tij

Sot do të dalë para Gjykatës Themelore në Pejë, arsimtari i cili dyshohet se sulmoi seksualisht nxënës e tij në një shkollë në Deçan.

Këtë për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti.

Ndryshe ditën e djeshme, Prokuroria Themelore në Pejë ka paraqitur kërkesën për caktimin e paraburgimit ndaj mësimdhënësit të dyshuar për dy vepra penale “sulm seksual” dhe “kanosje”.

Video ku shihet arsimtari në fjalë duke puthur nxënësen e tij është publikuar më 12 qershor, derisa kjo ngjalli reagime të shumta. I njëjii është suspenduar për gjashtë muaj./21Media

Back to top button