Kaloni te përmbajtja kryesore

Sot feston ditëlindjen i pari i Prishtinës

Sot, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, feston ditëlindjen e 46-të.
Rama u lind më 20 janar të vitit 1976, në Prishtinë. Në moshën 16 vjeçare u detyrua të largohej nga vendlindja.
I pari i Prishtinës, është arkitekt e urbanist i njohur, i vlerësuar me çmime ndërkombëtare.
Rama vazhdoi jetën e tij në Britani të Madhe, atje dhe përfundoi studimet. Pjesën e parë të studimeve universitare Bachelor i ka filluar në vitin 1995, në SBU London Bank University për arkitekturë dhe i ka përfunduar në vitin 1998.
Nga viti 2001 deri në vitin 2003 vazhdoi pjesën e dytë të studimeve në Institutin Mbretëror të Arkitektëve Britanik. Pas studimeve bachelor, nga viti 2003 vazhdoi studimet për master DipArch në “University of East London”.
Nga CECA (Centre for Evolutionary Computing in Architecture) u shpall Master i dalluar. Gjatë studimeve të tij ka pasur profesorë si Paul Coates, Christian Derix, Robert Thum e Jeffrey Turko.
Është i martuar dhe ka tre fëmijë.
Rama do të udhëheq Komunën e Prishtinës pas rezultatit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button