Sot fillon Forumi Ekonomik në Davos, marrin pjesë Kurti dhe Vuçiq

Sot fillon Forumi Ekonomik Botëror që do të mbahet në Davos të Zvicrës dhe i cili do të zgjasë deri më 19 janar.

Në Forumin Ekonomik të Davosoit, do të marrin pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ndryshe takimi vjetor i Forumit Ekonomik Botëror këtë vit ka temën “Rindërtimi i besimit” dhe mbahet nga 15–19 janar 2024.

Ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pritet t’i takojë ndaras kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti e presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Sano, sqaroi se megjithatë nuk pritet të ketë takim trepalësh.

Back to top button