Sot mot me diell

 

 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka njoftuar se gjatë ditës në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira e sidomos rreth relievit malor, por që nuk parashikohet reshje.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius. Do të fryjë edhe erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindjes.

Indeksi UV do të jetë sërish me vlera të larta dhe udhëzimet e IKSHP do të jenë në dobi të popullatës, sidomos të një shtrese te saj me probleme kronike. Presioni atmosferik do të vazhdoj me vlera të mbi normales.

Back to top button