Sulmi në Odesa lë banorët pa energji elektrike

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka folur për situatën e vështirë në rajonin e Odesa-s, ku ka pasur një sulm natën nga 15 drone iraniane.
Ai thotë se Odesa dhe qytetet e tjera janë në errësirë, më shumë se 1.5 milionë njerëz janë pa energji elektrike.
“Ky është qëndrimi i vërtetë i Rusisë ndaj Odesës, ndaj banorëve të Odesës – ngacmim i qëllimshëm, përpjekje e qëllimshme për të sjellë fatkeqësi në qytet. Mbrojtësit tanë arritën të rrëzojnë 10 nga 15 drone. Inxhinierët e energjisë, ekipet e riparimit, autoritetet rajonale – të gjithë po punojnë pa pushim për të rivendosur energjinë. Fatkeqësisht, goditjet ishin kritike, ndaj duhet më shumë se vetëm një periudhë kohe për të rikthyer energjinë elektrike… Nuk duhen orë, por disa ditë, për fat të keq. Do të bëjmë gjithçka për të përshpejtuar rikuperimin”, ka thënë Zelensky./21Media

Back to top button