Kaloni te përmbajtja kryesore

Specialja ia refuzon Veselit kërkesën për lirim me kusht

 

Gjykata Speciale ka refuzuar kërkesën për lirimin nga paraburgimi të Kadri Veselit. Vendimin për refuzimin e kërkesës e ka marrë gjykatësi Nicolas Guillou.

“Rreziku nga ikja”, ai i “ndërhyrjes në proces” ose “kryerja e krimeve të tjera” janë përmendur si arsyet e vendimit për të mos lejuar lirimin e tij.

Avokati i Veselit Ben Emmerson, kishte kërkuar që klienti i tij të lirohet përkohësisht nga paraburgimi. Emmerson kishte ofruar një listë me kushte që do të plotësoheshin nëse Veseli do të lirohej.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button