Spitali i Pejës reagon pasi mjeku sulmoi punëtorin: S’ishte rrahje, por konflikt verbal

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka reaguar pasi mjeku B.I sulmoi punëtorin, rast të cilin e ka konfirmuar edhe policia.
Përmes një reagimi në faqen zyrtare në “Facebook”, Spitali e ka demantuar lajmin se mjeku ka sulmuar punëtorin.
Sipas tyre, mes mjekut dhe punëtorit ka ndodhur një mosmarrëveshje verbale. Pasi punëtori nuk e kishte respektuar orarin e punës.
“Spitali i Përgjithshëm në Pejë demanton lajmin e paraqitur në mediat me qëllime të paqarta ku flitet kinse për rrahje mes Personelit tonë. Spitali i Përgjithshëm në Pejë nuk ka konfirmim se ka ndodh ndonjë konflikt mes Personelit tonë, por NE kemi konfirmim nga Menagjmenti i Emergjencës se ka pas mosmarrëveshje verbale për shkak të mos respektimit të orarit të punës nga punëtori”, thuhet në njoftim.
Ata janë shprehur se kjo mosmarrëveshje verbale është duke u trajtuar brenda organeve të këtij institucioni shëndetësor./21Media

Back to top button