Sportisti rus hetohet për shkronjën ‘Z’

Gjimnasti rus Ivan Kuliak është duke u hetuar pasi kishte veshur atë që dukej si një simbol lufte në triko teksa qëndronte pranë një rivali ukrainas në podium në Katar të shtunën.

Federata Ndërkombëtare e Gjimnastikës (FIG) tha se kishte hapur procedura disiplinore kundër Kuliak për “sjelljen tronditëse” të tij në Kupën Botërore të Aparatit në Doha.

Pasi fitoi medaljen e bronztë në finalen e hekurave paralele, Kuliak vendosi një shkronjë ‘Z’ në gjoks dhe u ngjit në podium pranë fituesit të medaljes së artë, Illia Kovtun nga Ukraina.

Shkronja Z është parë e pikturuar në anën e tankeve dhe automjeteve ushtarake ruse në Ukrainë, si dhe është veshur nga politikanët pro luftës në Rusi.

Kjo fundjavë ishte mundësia e fundit për gjimnastët rusë dhe bjellorusë për të garuar pasi vendet e tyre u sanksionuan nga FIG si rezultat i pushtimit rus të Ukrainës.

Çfarë do të thotë Z në tanket ruse?
Në shumë prej tankeve ruse ka një simbol të bardhë që duket si shkronja Z, ndonjëherë me një kuti të bardhë rreth saj.
Simboli ka shumë të ngjarë të ndihmojë për të shmangur zjarrin miqësor. Shenja do të thotë që tanku nuk do të ngatërrohet me automjetet e forcave të Ukrainës ose të tjera aleate, shkruan “The Sun”
Ai parandalon forcat ruse të sulmojnë automjetet e tyre, por gjithashtu i lejon forcat kundërshtare t’i identifikojnë ato./21Media

Back to top button