Kaloni te përmbajtja kryesore

Stuhi bore në SHBA, mijëra mbesin pa energji elektrike

Një stuhi e madhe dimërore ka goditur SHBA-në.
Mediat lokale kanë raportuar se bora e madhe dhe akulli në disa pjesë të SHBA-së dhe Kanadasë, kanë vënë më shumë se 80 milionë njerëz nën paralajmërimet e motit.
Më shumë se 145,000 njerëz janë pa energji elektrike në disa shtete juglindore dhe mijëra fluturime janë anuluar.
Virxhinia, Xhorxhia dhe Karolina e Veriut dhe e Jugut kanë shpallur të gjitha gjendje të jashtëzakonshme.
Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA (NWS) thotë se në disa zona priten më shumë se 30 cm borë, transmeton rtv21.tv
Bora dhe akulli mund të rezultojnë në “udhëtime të rrezikshme, ndërprerje të energjisë elektrike dhe dëmtime të pemëve”, paralajmëroi NWS.
Patrullat e autostradës raportuan qindra aksidente automjetesh.
Kishte gjithashtu parashikime për përmbytje të mundshme bregdetare në disa zona, duke përfshirë qytetin e Nju Jorkut dhe pjesë të Konektikatit, me paralajmërime se rrugët dhe infrastruktura mund të preken./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button