Digjet një lokal në Volljak të Klinës

Mbrëmë rreth orës 23:20, një lokal është përfshirë nga flakët në Vollajk të Klinës.
Sipas Policisë, nga ky zjarr nuk ka persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Lajmi për portalin rtv21.tv është konfirmuar nga Zëdhënësi i Policisë, Driton Rugova.
“Me datë, 16.01.2022, rreth orës 23:20, Policia është informuar se ne fshatin Volljak-Klinë, një lokal është përfshirë nga flakët. Njësitet Policore mejnëherë kanë dalë ne vendngjarje, gjithashtu edhe zjarrëfikësit të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin, sipas zjarrëfiksëve, nga zjarri janë shkaktuar dëmë materiale të konsiderueshme”, ka thënë Rugova./21Media

Back to top button