Suarez: Messi ka qarë shumë te Barcelona, se kam parë kurrë të tillë më parë

Largimi i Luis Suarez nga Barcelona “dëmtoi” Lionel Messin, me sulmuesin uruguaian që pranoi se nuk e ka parë kurrë mikun e tij të ngushtë të qajë ashtu.
Suarez u konsiderua ‘i tepërt’ ndaj kërkesave në Camp Nou në vitin 2020, pavarësisht se shënoi 198 gola për Barcelonën në 283 paraqitje.
“Më dhimbte dhe e vuajtëm shumë. Erdhëm nga eliminimi në Champions League kundër Bayern Munich, gjithçka ishte shumë e ndërlikuar dhe e dhimbshme. Së pari për shkak të mënyrës së si shkuan gjërat dhe gjithashtu për shkak të mënyrës se si na trajtonin. Shkova, u paraqita në stërvitje dhe më dërguan të stërvitem veçmas. Vuajta shumë dhe erdha në shtëpi dhe qava për mënyrën se si më kishin trajtuar. Më lëndoi, ishte edhe një mesazh që donin ta linin të qetë Leon, ta ndanin. Kaluam keq. Leo vuajti shumë. Nuk e kisha parë kurrë Messin të qante siç e pashë të qante te Barcelona. Kjo e lëndoi atë. E kam pasur gjithmonë atë pasiguri se pse ndodhi gjithçka, por më pas për fat isha i lumtur të Atletico Madrid”, tha Suarez.
Messi dhe Suarez shijuan sukses të konsiderueshëm së bashku në Barcelonë, me yllin brazilian Neymar që kompletoi raportin legjendar, një ‘MSN’ e suksesshme./21Media 

Back to top button