Me shkopinj bejsbolli e shufra metalike, sulmohen dy vetura në Zveçan

Dy vetura janë sulmuar të martën në Zveçan nga grupe personash të panjohur, njofton policia.

Rasti i parë bëhet e ditur se ka ndodhur rreth orës 10:00 kur ankuesi kosovar ka raportuar se derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij, dy grupe personash të panjohur, prej tyre disa me maska, e kanë sulmuar me mjete të forta duke i dëmtuar veturën.

“Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti tjetër raportohet të ketë ndodhur rreth orës 23:30. Siç njofton policia dy viktima meshkuj meshkuj kosovarë përderisa kanë qenë në veturën e tyre me targa vendore, nga të dyshuar deri më tani të pa njohur janë sulmuar me shkopinj bejsbolli, shufra metalike, kubëza dhe gurë.

“Si pasojë e sulmit janë shkaktuar dëme materiale në veturë, nuk raportohet për të lënduar.  Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.”, thuhet në raportin e policisë./21Media

Back to top button